Σκοτάδι

Operacion anti-droge ne Durres, 37-vjeçari perplas makinen e policise dhe tenton te nxjerre armen 

Εγγραφή
προβολές 3,8K
91% 22 2

Një operacion anti-drogë i policisë në Durrës i koduar “Nënkalimi” ka vënë në pranga 4 persona, 2 prej të cilëve me precedent të theksuar kriminal. Gjatë aksionit u sekuestrua 1 kg e 63 gramë dhe një armë zjarri.
Të martën rreth orës 14:15 tek nënkalimi i urës së Dajlanit, agjentët e policisë ndaluan një makinë BMË që drejtohej nga Edmond Gjyzeli 37 vjeç dhe pasagjer ishte Arian Plaku 46 vjeç i dënuar më parë për drogë. Brenda makinës së tyre u gjet sasia e kokainës.
Gjatë ndalimit nga policia, Edmond Gjyzeli përplasi me makinën e tij automjetin e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale dhe tentoi të nxirrte nga brezi armën. Por ai u neutralizua menjëherë dhe iu sekuestrua pistoleta me 14 fishekë.
Në kuadër të këtij operacioni ishin mbajtur në vëzhgim edhe nga agjentët e Forcës Operacionale edhe dy persona të tjerë; Ilir Peraj 52 vjeç i dënuar më parë për vrasje dhe mbajtje e ambienteve për prostitucion, si dhe Stavri Marku 60 vjeç. Këta të fundit dyshohet se janë të përfshirë në të njëjtën veprimtari kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRaward for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Δημοσιεύτηκε στις

 

20 Ιούλ 2021

Κοινοποίηση:

Κοινοποίηση:

Κατεβάστε:

Φόρτωση.....

Προσθήκη σε...:

τη λίστα αναπαραγωγής μου
Παρακολούθηση αργότερα
Σχόλια 0   
Samet Dzeladini
Samet Dzeladini Πριν 4 ημέρες
Qija rropt idijotit 😡
Επόμενο
Minelli - Rampampam | Official Video
3:21
Funny Penalty Kicks
8:36
προβολές 9M