Σκοτάδι

Rriten ndjeshem infektimet me covid |Lajme-News 

Εγγραφή
προβολές 2,1K
62% 5 3

24 orët e fundit shënojnë një rritje të ndjeshme të infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 3526 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë, 43 qytetarë. Më shumë se gjysma e tyre, 25 raste janë identifikuar në Tiranë, 4 raste në Has dhe Elbasan, nga 3 raste në Durrës dhe Lezhë, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 i infektuar në Shkodër dhe Mallakastër.

Aktualisht në vend janë 198 persona aktivë me Covid ndërsa në 24 orët e fundit ka pasur vetëm 5 të shëruar. Fatmirësisht edhe këtë të martë nuk ka pasur jetë të humbura. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë, 2 janë nga Tirana, 2 nga Elbasani, 1 nga Durrësi dhe 1 nga Korça.

Sipas mjekëve të spitalit Covid 1, të gjithë pacientët janë në gjendje të stabilizuar dhe asnjë nuk është në terapi intensive. Të shtruarit i përkasin moshës mbi 65 vjeç dhe nuk janë vaksinuar edhe pse emrat i kanë në lista që prej muajit Prill.

Që prej fillimit të muajit Korrik rastet totale me koronavirus kanë ardhur në rritje nga dita në ditë. Kryeqyteti është rikthyer sërish në krye të listës për numrin më të lartë të rasteve ditore, por edhe totalit të tyre që aktualisht ka arritur në 89 të infektuar.

Pas Tiranës vjen Elbasani, i ndjekur nga Vlora, Durrësi dhe Fieri. Dibra dhe Berati vijojnë të jenë të vetmet qarqe që nuk kane asnjë të infektuar në territoret e tyre. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë 52% e të infektuarve janë femra ndërsa 48% janë meshkuj.

Tv Klan



SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRaward for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Δημοσιεύτηκε στις

 

20 Ιούλ 2021

Κοινοποίηση:

Κοινοποίηση:

Κατεβάστε:

Φόρτωση.....

Προσθήκη σε...:

τη λίστα αναπαραγωγής μου
Παρακολούθηση αργότερα
Σχόλια 0   
Επόμενο
Η ΝΕΑ ΓΕΝΙΑ ΤΑ ΣΠΑΕΙ
16:39
Dhurata Dora ft. Noizy - Mi Amor
3:04