Σκοτάδι

Universitete europiane ne Shqiperi, Rama ne Vjene: Erdha personalisht qe… 

Εγγραφή
προβολές 944
88% 8 1

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë brenda ditës në Vjenë në mbështetje të drejtpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU.

Rama thotë me këtë universitet synohet lidhja e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria2030.

“Arsyeja pse jemi këtu dhe pse erdha personalisht është se i japim rëndësi shumë të madhe programit të ri të qeverisë që do të jetë një përparësi vetë mandatit tjetër që nis nga Shtatori. Në këtë rast jemi këtu me rektorin e UBT i cili është një universitet me një traditë mjaft të shquar. Erdha vetë për t’u siquruar që përmes pranisë sime të kuptoni se sa rëndësi ka kjo për ne dhe mezi presim të bëjmë realitet këtë. Me pak fjalë do thoja që ëndrra jonë është të kemi universitetin tuaj në funksion të plotë në Shqipëri që nënkupton të krijojmë së bashku procesin që natyrisht do të kërkojë hapat e nevojshme dhe me gjasë ta finalizojmë këtë proces me sinergji të plotë midis universitetit tonë dhe tuajin dhe për të pasur universitetin tuaj jo vetëm si Universitet Bujqësor për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin. Ju e dini sa shumë rëndësi i kushton Austria Ballkanit prej shekujsh, por edhe qysh prej ndryshimit e përgjatë gjithë tranzicionit të krijimit të një shteti funksional”, tha Rama.

Ky program synon hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjioze europiane, deri në njehsimin e diplomave./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on GRaward for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: klannews
Follow @klannews on Instagram: tvklannews

Δημοσιεύτηκε στις

 

20 Ιούλ 2021

Κοινοποίηση:

Κοινοποίηση:

Κατεβάστε:

Φόρτωση.....

Προσθήκη σε...:

τη λίστα αναπαραγωγής μου
Παρακολούθηση αργότερα
Σχόλια 0   
Επόμενο
Aurela Gaçe - Çupa Nga Vlora
3:03
προβολές 1,1M
Aurela Gaçe - Çupa Nga Vlora
3:03
προβολές 1,1M
KG - Familia | Official Music Video
3:37