Σκοτάδι

Vendimi i Gjykates Kushtetuese, zhbllokohen proceset e firmave piramidale - (11 Mars 2002) 

Εγγραφή
προβολές 1,2K
71% 5 2

Lajme Arkiva - TV Klan 2002

Gjykata Kushtetuese ka zhbllokuar përmes një vendimi të saj të dhënë sot, qindra procese gjyqësore, me objekt, kthimin e parave që janë fituar në mënyrë të padrejtë, nga shitjet e dyshimta të pronave, për firmat piramidale. Sipas kryeadministratorit të firmave rentiere, zotit Farudin Arapi, ky proces i bllokuar për më se një vit, do të sjellë në arkën e shtetit rreth 60 milion dollarë më shumë, të cilat do t’u kthehen kreditorëve.

Gjykata Kushtetuese, shpalli si antikushtetues, vetëm nenin 3 të ligjit bazë, për transparencën e firmave piramidale, ligj ky i miratuar në vitin 1999. Por shpallja si antikushtetues i nenit 3, nuk e pengon kthimin e parave të fituara në mënyrë të padrejtë, por vetëm i jep të drejtë gjykatave, që t’i verifikojë rastet një e nga një. Kryeadministratori Arapi thotë se ky vendim ishte i drejtë.

Farudin Arapi:- “Deri më sot, nga 190 raste që kemi proceduar me gjykatat si veprime transaksioni pronësie, të gjitha do të ekzekutohen dhe aq më tepër unë do iu përmendja, që di individë, të cilët janë fshehur me ish-pushtetin e atëhershëm, duke përfituar vlera financiare, ka individë të veçantë që kanë përfituar deri ne 8 milion dollarë. Këto vlera financiare në bazë të këtij ligji, do të detyrohen të rrisin koeficentët e kthimit shumat kreditorëve 10-15% më shumë, pra janë 40-60 milion dollarë vlera të mundshme që duhet të ekzekutohen sa më shpejt, nëpërmjet veprimit që do të bëjnë gjykatat e faktit”./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRaward for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Δημοσιεύτηκε στις

 

20 Ιούλ 2021

Κοινοποίηση:

Κοινοποίηση:

Κατεβάστε:

Φόρτωση.....

Προσθήκη σε...:

τη λίστα αναπαραγωγής μου
Παρακολούθηση αργότερα
Σχόλια 0   
Bardhok Brushtulli
Bardhok Brushtulli Πριν 4 ημέρες
MASHTRIM IRADHES PER ATKOH
Επόμενο
Aurela Gaçe - Çupa Nga Vlora
3:03
προβολές 1,1M